Lajm i mirë për Kombëtaren, rikthehet nga dëmtimi Keidi Bare

Keidi Bare është rikthyer në fushën e lojës. Pas 3 muajsh jashtë për shkak dëmtimi, mesfushori i Shqipërisë tashmë do të jetë nën dispozicion të Espanyol.

Për Keidi Baren ky është sezoni i 3-të me Espanyol. Në edicionin e parë, ai ka luajtur 27 ndeshje, ndërsa në të dytin dy më pak. Në 2022-2023, ai është aktivizuar në 12 ndeshje, por nuk ka mundur të shënojë asnjë gol.

Rikthimi i tij është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare. Tekniku Sylvinho tanimë do të ketë në dispozicion një futbollist që mund të bëjë diferencën në mesfushë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?