Lajm tragjik nga Kosova, talenti i ekipit të moshave pëson atak në fushën e lojës

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur sot lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Erion Kajtazit, futbollist i përfaqësueseve të moshave të Kosovës.

Në një deklaratë për shtyp, ajo ka bërë të ditur se lojtari i FC Trepça ’89 kishte pësuar atak kardiak gjatë një ndeshje të luajtur sot.

NJOFTIMI I FFK

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata e Futbollit e Kosovës me pikëllim të madh e njofton opinionin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh pjesë e ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.

Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të Erionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?