Lajme të mira për Juven dhe Francën, Pogba do të jetë gati për “Kupën e Botës”
Sporti E Shtunë, 15 Tetor 2022 16:22
Juventus dhe Franca mund të buzëqeshin. Sipas raportimeve nga mediet franceze, Paul Pogba është duke u rikuperuar pas operacionit që iu nënshtrua në shtator gjurit të majtë.
Pogba theksohet se do të jetë i gatshëm që të luajë në Kupën e Botës Katar 2022 që nis në nëntor.
Prandaj, maksimumi brenda një muaji mesfushori do të rishfaqet në fushë fillimisht për ekipin e Massimiliano Allegrit dhe më pas edhe për Didier Deschamps.
KOHA JONË SONDAZH

