Laporta: Pamë Interin së bashku, ndaj Bayernit ishte e vështirë
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk e ka fshehur trishtimin për eliminimin e skuadrës së tij nga Champions League. Numri 1 blaugrana ka thyer heshtjen që mbizotëroi në ekipin katalanas. Duke folur në konferencën për shtyp, presidenti i klubit blaugrana foli për situatën.
“Fatkeqësisht mrekullia nuk ndodhi. Duhet të falënderojmë tifozët sepse në një ndeshje shumë të vështirë ata inkurajuan lojtarët dhe ekipin. Kemi tifozët më të mirë në botë. Një ndeshje emocionalisht e vështirë për t’u luajtur, pasi pamë ndeshjen e Interit të gjithë së bashku. Ishte një torturë për ne.
Tani duhet të shohim përpara, kemi ende La Liga-n dhe kompeticionet e tjera. E dinim që në këtë periudhë ndërtimi do të kishte ulje-ngritje. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi çdo ditë”, deklaroi numri një i klubit katalanas.
KOHA JONË SONDAZH

