Lazio i shkakton humbjen e parë Atalantës, rikthehet në fushë Gjimshiti (VIDEO)

Atalanta pëson humbjen e parë në Serinë A, pasi u mund 0-2 në shtëpi nga Lazio. Zaccagni zhbllokoi duelin që në minutën e 10-të, pasi mori një asist nga Pedro.

Një aksion i gjatë dhe model i ekipit kryeqytetas, që e gjeti të pavendosur mirë Atalantën në qendër të mbrojtjes.

Gjimshiti u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, pas një mungese të gjatë për arsye dëmtimi. Lazio do ta niste sërish me gol duke shënuar këtë herë me Felipe Anderson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fundin e ndeshjes kishte dhe disa minuta kohë për Hysajn tek Lazio, ndërkohë që Muriel la Atalantën me një lojtar më pak në kohën shtesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?