Leao i vë kushte Milanit për rinovimin, kërkon dhe bonus
Kualifikimi për në çerekfinalet e Champions League ka sjell një atmosferë shumë pozitive te skuadra e Milanit. Kuqezinjtë janë duke punuar dhe për të ardhmen e disa prej lojtarëve që kanë në skuadër.
Përpara se të vendosin objektivat e verës, Milan duhet të zgjidh përfundimisht çështjen Leao. La Gazzetta dello Sport zbulon kërkesat e Leao-s ndaj stafit drejtues të Milanit.
7,5 milionë euro, kontratë 5-vjeçare, bonuse dhe 2 milionë euro kesh në shenjë mirënjohje kur të hedh firmën mbi kontratën e re. Milan po reflekton mbi këtë propozim të Leao-s, por pengesë mbetet gjoba që Leao i detyrohet Sportingut.
KOHA JONË SONDAZH

