“Lega pro” anulon kontratën me gjigandin spanjoll, “Serie A” del në shitje

Lega pro, liga italiane e profesionistëve, ka votuar sot në mënyrë unanime për të prishur kontratën e të drejtave televizive të “Seria A” me spanjollët e ‘Mediapro-s’.

Në muajin shkurt të këtij viti gjigandi spanjoll kishte fituar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve për 3 sezone të ardhshme mbi shifrën e 1.05 miliard eurove, duke lënë të shtangur ‘SKY’ dhe ‘Mediaset’.

Gjithsesi ‘Sky Sport Italia’ me pretendimin se nuk kanë respektuar rregulloren ka arritur të fitojë në gjyq ndaj ‘Mediapro’ duke pezulluar tenderin. Ashtu siç edhe vetë ‘Mediapro’ kishte pranuar publikisht, ajo kishte në plan të rishiste të drejtat televizive, pasi nuk ishte e interesuar drejtpërdrejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane shkruajnë se të 20 klubet e “Seria A” kanë votuar që kontrata të prishet. Vendimi do të jetë i vlefshëm duke filluar nga java tjetër, kështu që Sky dhe Mediaset tani mund të rifuten në garë për të marrë të drejtat televizive për sezonet 2018-21.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu raportohet se vështirë se do të vij një ofertë e ngjashme si ajo e ‘Mediapro’, që la të shtangur të gjithë kompanitë pjesëmarrëse në ankandin e muajit shkurt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?