Lega Seria A mbron Lukakun: Racistët nuk kanë vend në stadium!
Romelu Lukaku u ndëshkua me karton të kuq për festimin e tij duke heshtur të gjithë ata që e vërshëllenin në stadiumin e Juventusit. Për koret raciste që u përdoren ndaj sulmuesit belg, Lega Serie A ndërhyri këtë mëngjes me një deklaratë zyrtare.
“Lega Serie A dënon me vendosmëri çdo episod racizmi dhe çdo formë diskriminimi. Disa personazhe të pranishëm në tribuna nuk mund të prishin shfaqjen e futbollit dhe nuk përfaqësojnë mendimin e të gjithëve.
Klubet e Serie A, siç kanë bërë gjithmonë, do të jenë në gjendje të identifikojnë fajtorët duke i përjashtuar ata përgjithmonë nga ambientet e tyre.
Fushata jonë për mbajtjen e racizmit, është marrëveshja e nënshkruar dy javë më parë me UNAR. Ne jemi në hapa konkrete të angazhimit në këtë betejë të gjatë, që do të çojë në rezultatin e vendosur që racistët të përjashtohen nga stadiumet”, shprehet Lega Serie A në një komunikim zyrtar.
KOHA JONË SONDAZH

