Levandovski kërkon largimin, por Bajerni i vë çmimin 200 milionë euro

Robert Levandovski kërkon që të largohet nga Bajerni gjatë kësaj vere, por nuk do të jetë e thjeshtë që klubi gjerman ta lërë të lirë.

Sipas asaj që raporton “Bild”, klubi i ka komunikuar lojtarit se, nëse agjenti i tij, Pini Zahavi, nuk paraqitet me një ofertë prej 200 milionë eurosh, nuk do t’i përgjigjen as në telefon.

Levandovski dëshiron të shkojë te Reali i Madridit, ndërsa alternativat janë Mançester Junajtid, Çelsi, PSG dhe ndoshta Juventusi, por çmimi i fiksuar nga bavarezët duket i vështirë për t’u përballuar nga asnjë prej këtyre skuadrave duke marrë në konsideratë dhe moshën e futbollistit, i cili në gusht mbush 30 vjeç. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?