Lewandowski ironizon: Topin e Artë e fiton Benzema, nëse nuk anulohet ceremonia

Ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet të hënën. Favoriti kryesor për të marrë çmimin prestigjoz të lojtarit më të mirë të vitit është padiskutim Karim Benzema i cili në sezonin 2021-2022 ka fituar çdo gjë me Real Madrid.

Për herë të parë pas vitit 2005, nuk do të jetë i nominuar për të fituar çmimin prestigjoz futbollisti që ka fituar më shumë se kushdo tjetër në histori topin e artë  Lionel Messi.

Te lista e favoritëve për të fituar çmimin individual më të rëndësishëm për një futbollist është padiskutim edhe Robert Lewandowski, i cili shkëlqeu përsëri në sezonin 2021-2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për “movistarplus” polaku ka deklaruar se sulmuesi i Real Madrid është pretendenti kryesor për ta fituar Topin e Artë, por e vetmja mundësi është të mos e anulojnë ceremoninë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Benzema është një nga pretendentët kryesor. Nëse nuk e anulojnë, atëherë sulmuesi i Real Madrid ndoshta do ta fitojë këtë vit”, deklaroi polaku..

Gjithçka lidhjet me sezonin 2019-2020, ku ceremonia e Topit të Artë u anulua për shkak të pandemisë Covid 19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?