Lewandowski: Të kthehemi në binarë, ndaj Shqipërisë do të jetë luftë

Polonia e nisi fushatën kualifikueseve të Europianit me një humbje 3-1 ndaj Çekisë. Sfida  e radhës do të jetë ndaj Kombëtares sonë, teksa për të motivuar skuadrën ka menduar Robert Lewandowski.

“Ishte si një dush i ftohtë për ne. Është e vështirë ta analizosh, pozicionim i keq, por pasi ra gongu u përpoqëm të riktheheshim. Tani duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës, na duhet të kthehemi në binarë, pasi s’na mbetet gjë tjetër. Është e vështirë kur pëson 2 apo 3 gola në transfertë, tani pavarësisht se ku dhe kundër kujt luajmë, do të jetë një luftë pasi asgjë nuk do të jetë e lehtë”.

Të hënën Polonia vjen në presion ndaj Shqipërisë, një Poloni e plagosur që mund të jetë edhe më e rrezikshme. Sa për llogaritë e grupit, me sfidën e Pragës që ju ka dhënë një goditje të fortë polakëve, edhe një barazim i kuqezinjve në Varshavë do të ishte padyshim një rezultat që rrit shanset e Shqipërisë për një nga dy vendet e para.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?