Liga e Kombeve sjell dy super ndeshje në mbrëmje/ Angli-Gjermani dhe Hungari-Itali

Liga e Kombeve vjen sonte në mbrëmje me duele që pritet të dhurojnë shumë emocione. Mbi të gjitha spikat super ndeshja mes Anglisë dhe Gjermanisë. Tre Luanët pas humbjes kundër Italisë janë zyrtarisht në vendin e fundit në Grupin 3 të Ligës A dhe për pasojë do të zbresin në Ligën B.

Kjo do të jetë më shumë një sfidë për trajnerin Southgate, i cili duhet të bindë drejtuesit e federatës se mund të bëjë mirë ndaj një rivali si “pancerat”.

Më rivalizuese dhe emocionuese mund të jetë sfida mes Hungarisë dhe Italisë, që do të vendosë për ekipin që do të mbajë kreun e grupit. Hungaria për momentin mban vendin e parë me 10 pikë, dy më shumë se “axurrët”, ndërkohë që ka dhe avantazhin që do ta luajë sfidën në shtëpi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?