Juventus fiton derbin ndaj Interit në “San Siro”, vendos super goli i Kostic (VIDEO)
Juventus është fitues i derbit të Italisë. Skuadra bardhezi mori një fitore të madhe 1-0 në “San Siro” duke konfirmuar formën mjaft të mirë që po kalon në këtë fazë të sezonit, edhe pse në fakt vinte me shumë mungesa.
Pa Di Marian, Pogba-n dhe disa lojtarë të tjerë, Allegri i beson të rinjve si Soule dhe Fagioli, me këtë të fundit që bëri një paraqitje fantastike. Skuadra bardhezi do të kalonte në avantazh në minutën e 23-të me një gol të Kostic, i cili la të shtangur portierin Onana.
Edhe pse pritej një reagim nga Interi, Juventus nuk lë hapësira dhe madje rrezikon në disa raste për të gjetur dhe golin e dytë. Gjithsesi deri në fund skuadra torineze rezistoi të merrte 3 pikët e radhës.
INTER-JUVENTUS 0-1
23’ Juventus ka arritur që të gjejë golin e avantazhit ndaj Interit. Pas një aksioni të Rabiot, francezi pason te Kostic, i cili me një të majtë perfektë lë të shtangur portierin Onana, i cili qëndron i palëvizur.
KOSTIC GOALhttps://t.co/IJSN3lpy8n
— Juve Canal (@juve_canal) March 19, 2023
KOHA JONË SONDAZH

