Liverpooli dhe Tottenhami marrin fitore spektakolare në javën e 14-t (VIDEO)
Liverpooli merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën Champions. Skuadra e Klopp fitoi 3-1 ndaj Southampton-it dhe tashmë ngjitet në vendin e 6-të me 22 pikë.
Firmino dhe një dopietë e Nunez ishin vendimtare në suksesin e radhës së “The Reds” që zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, ndërkohë që për miqtë goli i Adams ishte i pamjaftueshëm për të dalë me pikë.
Tottënhami mori një fitore spektakolare 4-3 ndaj Leeds United. Harry Kane, Davies dhe një dopietë e Bentancur ishin vendimtare për të marrë pikët e plota ndaj Leeds që i vendosi shumë në vështirësi falë dy golave të Rodrigo dhe një nga Summerville. Tottenhem mban vendin e tretë me 29 pikë në Premier League. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

