Liverpooli pëson humbje shokuese ndaj vendit të fundit në renditje në Premier League (VIDEO)
Liverpooli bën një tjetër hap falas në kampionat. Pas fitoreve ndaj Manchester City-it dhe West Ham, skuadra e Klopp është mundur 1-0 në transfertën ndaj vendit të fundit në renditje, Nittingham Forest.
Ishte një sfidë e komplikuar për The Reds që do të vuanin jo pak presionin e vendasve, edhe pse në fakt në mbajtjen e topit ishin dominues. Në fillimin e pjesës së dytë. Awoniyi e dërgoi topin në rrjetë, pasi fillimisht goditja u ndal në shtyllë dhe më pas shkoi në këmbët e tij.
Liverpooli tentoi të reagonte, por rastet në fakt do të ishin të pakta për shënim. Me këtë humbje Liverpoolli mbetet në vendin e 7-të me 16 pikë, e shkëputur nga skuadrat e kreut. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

