Liverpul-Real, historia e përballjeve mes tyre në Europë

Kjo e këtij viti nuk do të jetë hera e parë që Liverpuli dhe Reali i Madridit do të vihen përballë në finalen e Ligës së Kampioneve. Më parë kjo ka ndodhur në sezonin 1980/81 dhe kompeticioni quhej Kupa e Kampioneve. Në finalen e Parisit ishte skuadra e “The Reds” që fitoi 1-0 me golin e Kenedi ndaj Realit të Madridit që drejtohej nga Vujadin Boskov.

Finalja e fundit e Liverpulit në Ligën e Kampioneve është ajo e 2007 ndaj Milanit e humbur 2-1. Për sa u përket ndeshjeve direkte; Liverpuli ka një avantazh të lehtë 3 fitore kundrejt 2 të madrilenëve.

Përveç finales së 1981, Liverpuli ka mundur Realin edhe në sezonin 2008/2009 në 1/8 e finaleve, 1-0 në Madrid dhe 4-0 në Bernabeu. Dy fitoret e Realit ndaj Liverpulit janë në sezonin 2013/2014 në fazën e grupeve, 3-0 në “Anfield Road” dhe 1-0 në “Santiago Bernabeu”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?