Liverpuli gjen zëvendësuesin e Emre Çan, zyrtarizon afrimin e yllit të Monakos
Liverpuli zyrtarizon goditjen e dytë në merkato për sezonin e ri. Pas Naby Keita të blerë në muajin janar dhe që do të afrohet këtë verë, të kuqtë kanë prezantuar sot Fabinjon. Finalistët e Championsit kanë rënë dakord me Monakon për shifrën e 50 milionë eurove.
24-vjeçari ka bërë një paraqitje mjaft të mirë me francezët dhe sezonet e fundit është kërkuar nga disa klube në Premier League, teksa Junajtid ka qenë disa herë pranë blerjes së tij.
“Është një klub që e kam kërkuar gjithmonë, një ekip i madh. Një klub që do të rritë nivelin e karrierës sime, dhe shpresoj që të fitoj sa më shumë tituj këtu. Do të përpiqem që të jem pjesë e historisë së Liverpulit”, ka thënë Fabinjo në fjalët e para pas firmës. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

