FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpuli synon trofeun e Championsit, Salah prish agjerimin para finales

Mohamed Salah nuk do të agjërojë për finalen e Champions League. Ylli egjiptian kërkon të jetë në formën më të mirë fizike, teksa lajmi është konfirmuar fizioterapisti i skuadrës së futbollit.

Ai është një mysliman i devotshëm dhe ka ndjekur rregullat e Islamit, duke përfshirë edhe agjërimin, pra nuk ka ngrënë ushqime e nuk ka pirë lëngje gjatë orëve që ndalohen, prej datës 16 maj. Salah ka vendosur që të kthehet në rutinën e zakonshme të tij në mënyrë që të mos ketë asnjë justifikim për përballjen ndaj Realit.

Ruben Pons, fizioterapisti i Salah, ka bërë me dije se Salah agjëroi në Marbella për këtë supersfidë, por në dy ditët përpara finales së Champions-it është vendosur një plan i ri për yllin e skuadrës angleze. “Të enjte, të premte dhe të shtunë nuk ka agjërim për sulmuesin”, ka thënë ai për “CadenaSer”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?