FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lojtari i javës në Champions nuk është Ronaldo, por ylli i Liverpulit

Kristiano Ronaldo shkëlqeu ndaj Juventusit duke shënuar dy gola, teks njëri prej tyre ishte spektakolar, por kjo nuk ka mjaftuar për t’u shpallur futbollisti i javës në Champions. I përzgjedhuri është Mohammed Salah.

Sulmuesi i Liverpulit ishte ai që mori më shumë vota në sondazhin e publikuar në faqen zyrtare të kompeticionit më të rëndësishëm në botë për klube. Salah grumbulloi 57% të votave, ndërsa ylli i Realit vetëm 35%. Në vend të tretë u rendit James Rodriguez i Bayern Mynih (5%).

Duket se tifozët kanë vlerësuar më shumë ndeshjen e shkëlqyer të Salah ndaj City-t sesa golat e Ronaldos në Torino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?