Lotito shokon Juventusin: Nëse doni Milinkovic-Savic duhet të paguani 120 milionë euro!
Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj nuk ka aspak lajme të mirë për Juventusin. Bardhezinjtë një ditë më parë u përfolën për një tjetër sulm për Milinkovic-Savic në muajin janar, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë.
Presidenti i lazios, Claudio Lotito i ka përsëritur klubit torinez se vlera e lojtarit rritet çdo ditë dhe tashmë nuk është 100, por 120 milionë euro.
“Nuk kam rënë dakord me agjentin e Savic që të mund ta shesim lojtarin te Juventusi në verë. Në vend të kësaj, çmimi i tij tani është rritur nga 100 milionë në 120. Çdo muaj çmimi rritet”, deklaroi Lotito.
28-vjeçari serb është prej vitesh një nga lojtarët më të mirë në Serie A , ndërsa këtë vit ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 9 javët e para në Seria A. Juventus shpresonte që ta merrte për një shifër nga 50-60 milionë euro duke parë kontratën që i mbaron në vitin 2024.
KOHA JONË SONDAZH

