FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luajti 87 minuta ndaj Danimarkës, por lojtari i Perusë nuk mban mend asgjë

Të luash një ndeshje në një Kupës të Botës është ëndrra e çdo futbollisti në Peru. Gjithsesi ka edhe nga ata që e kanë pasur mundësinë për ta bërë një gjë të tillë, por e kanë harruar.

Renato Tapia, mesfushori 22-vjeçar i Feyenoord, arriti të realizojë ëndrrën për të luajtur, si pasojë një goditje në kokë, pas përplasjes me Simon Kjaer, nuk mban mend qoftë edhe një minutë nga 87 që luajti në ndeshjen kundër Danimarkës.

“Nuk kujtoj asgjë nga ato që ka ndodhur dje. Di vetëm që ishte një ditë e veçantë, por kur kthej kohën pas kujtoj vetëm që këndova himnin dhe asgjë tjetër nga paraqitja ime apo e shokëve të mi. Megjithatë ndihem mirë dhe do të jem në dispozicion të trajnerit për ndeshjen kundër Francës”m ka thënë Tapia në një deklaratë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?