Luajti ndaj Shqipërisë, mbrojtësi i Polonisë del pozitiv në testin anti-doping
Mbrojtësi i Polonisë, Bartosz Salamon, i cili luan për Lech Poznan në kampionatin vendas, ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping të kryer pas ndeshjes së kthimit që skuadra polake luajti përballë suedezëve të Djurgårdens IF në Conference League, më 9 mars.
Mbrojtësi 31-vjeçar ishte gjithashtu titullar në ndeshjen që Polonia fitoi minimalisht ndaj Shqipërisë në Varshavë dhe ishte një prej lojtarëve kyç të ekipit të tij.
Në një deklaratë për mediat klubi i Lech Poznanit bën me dije se rezultatet e testit tregojnë praninë në gjak të substancës klortdalidone, që përdoret për trajtimin e tensionit të lartë, duke mos sjellë asnjë përfitim në drejtim të përmirësimit të kapacitetit fizik të lojtarit.
KOHA JONË SONDAZH

