Luftëtari ndalet nga Teuta, Vllaznia fitore me “poker” ndaj Lushnjës (VIDEO)
Janë luajtur dy ndeshjet e para të Kategorisë Superiore të javës së parë të fazës së katërt. Luftëtari nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Teutës. Skuadra e Hasan Likës ka dominuar në 45 minutat e para duke pasur mundësi të shumta shënimi, por fillimisht Vasil Shkurtaj dhe Abazaj shpërdoruan disa mundësi shumë të mira shënimi. Skuadra gjirokastrite humbi mundësi të tjera shënimi edhe në pjesën e dytë.
Vllaznia ndërkohë mori një fitore spektakolare ndaj Lushnjës së vendit të fundit në shtëpi. Sukaj zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6-të, ndërkohë që Ribaj dyfishoi shifrat në minutën e 15-të. Në fundin e pjesës së parë Sukaj shënoi një super gol nga mesi i fushës. Në pjesën e dytë, 8 minuta nga fundi ishte sulmuesi i ri Pusi që realizoi golin që vulosi ndeshjen. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

