Luhet sonte “El Clasico” e kthimit në Kupë, ja si pritet të luajnë Barcelona dhe Reali

Sonte në mbrëmje do të luhet “El Clasico” e kthimit për Kupën e Mbretit ku do të zbulohet edhe finalisti i dytë i këtij kompeticioni. Barcelona dhe Real Madridi do të përplasin brirët për një vend në finalen e madhe.

Reali kërkon hakmarrje pasi është mposhtur në sfidën e parë me rezultatin minimal 1-0, por gjithashtu skuadra e Ancelottit nuk po fiton një “El Clasico” prej tre ndeshjesh radhazi.

Skuadra katalansase me shumë munëdësi do të luajë në skemën 4-3-3. Xavi pritet ti besojë në portë Ter Stegen, ndërsa mbrojtja me katër do të përbëhet nga Araujo, Kounde, Marcos Alonso dhe Balde. Në mesfushë Busquets do të ketë në krahë Sergi Roberton dhe Franck Kessie duke marrë parasysh mungesat e Pedri dhe De Jong. Në sulm ndërkohë Leëandoëski do të ketë mbështetjen e Gavit dhe Raphinhas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Reali do të përgjigjet me Courtois, për të vazhduar në mbrojtje me Carvajal ose Vasquez, Miliato, Alaba dhe Nacho. Në mesfushë do të jetë treshja, Camvinga, Valverde e Luca Modric. Sulmi pritet të përbëhet nga Benzema, Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?