“Magjistari” Eriksen i dhuron fitoren e radhës Totenhemit në Premier League (VIDEO)
Kristian Eriksen ka shënuar dy gola në fitoren e radhës së Totenhem ndaj Stoke duke u afruar edhe më shumë me vendin e tretë në renditjen e Premier Leeague.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në të dytën, Eriksen shënoi golin e avantazhit në minutën e 52-të. Gëzimi i vendasve zgjati vetëm 5 minuta, pasi Djuf barazoi rezultatin.
Gjithsesi mesfushori i Totenhemit nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, pasi në minutën e 63-të, shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga kërcimi i Kejn në zonë, por ky i fundi nuk e preku topin.
Totenhem mban vendin e katërt me 67 pikë, po aq sa Liverpuli. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

