“Magjistari” Isko, njihuni me super të dashurën e yllit spanjoll (FOTO LAJM)
Pas një mashkulli të suksesshëm, fshihet gjithmonë një femër e zonja. Kështu duket se po ndodh edhe me Iskon, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni. E fejuara e tij Sara Salamo për momentin është e impenjuar maksimalisht me filmin “Todos lo saben”, por nuk harron të shfaqë dashurinë e madhe ndaj lojtarit spanjoll.
26-vjeçarja përdori profilin e saj në “Instagram”për t’i bërë një dedikim vërtetë të bukur dhe të veçantë mesfushorit të Realit të Madridit. Çifti, i cili është në një lidhje prej disa muajsh, duket shumë i lumtur pranë njëri-tjetrit, dhe fotot në profilet e tyre në rrjetet sociale janë me të vërtetë të bukura. 25-vjeçari ka edhe një djalë, Francisko Alarkon Kalderon, nga lidhja e tij e mëparshme me Viktoria Alarkon.
KOHA JONË SONDAZH

