Manaj i shkruan Pique pas largimit: Kënaqësi të luaja me ty!

Reagimeve të shumta për lamtumirën e papritur nga futbolli të Gerard Pique u është shtuar edhe ai i Rey Manajt. Në një postim të shkurtër në Instagram, sulmuesi i Shqipërisë, që aktualisht luan për Watfordin në Championship shkruan:

“Kënaqësi e madhe që kam mund të luaj me ty, Gerard Pique. Të uroj shumë fat në atë që të pret në të ardhmen”.

Rey Manaj u bë pjesë e Barcelonës B në janar 2020 dhe në disa raste është grumbulluar në skuadrën e parë, duke u stërvitur me yjet e skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?