Manchester City fiton me 10 lojtarë ndaj Fulham, Haaland shënon në “frymën e fundit” (VIDEO)

Manchester City ka arritur që të marrë një fitore shumë të vështirë 2-1 në shtëpi ndaj Fulham. Julian Alvarez zhbllokoi ndeshjen pas 16 minutash, duke i dhënë qetësinë e nevojshme ekipit të Guardiolës.

Gjithsesi 10 minuta më pas Cancelo shkaktoi penallti dhe u ndëshkua dhe me karton të kuq nga gjyqtari. Nga pika e bardhë Andreas Pereira do të tregohej shumë i saktë.

Në pjesën e dytë, Guardiola ndërhyn duke hedhur në fushë dhe Haaland dhe Foden, të cilët i kishte lënë pushim. Sulmuesi norvegjez shënoi në minutën e 76-të, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fundin e shtesës së ndeshjes, De Bruyne fitoi një penallti që do të kthehej në gol nga Haaland. City merr përkohësisht kreun me 32 pikë, 1 më shumë se Arsenali. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?