Manchester United zgjat kontratën me Luke Shaw
Manchester United po mendon për të ardhmen, për të pasur një mbrojtje sa më solide. Së fundmi Djajtë e Kuq kanë zgjatur bashkëpunimin me Luke Shaw.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Manchester United përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi i kombëtares së “tre luanëve” tashmë ka një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Manchester United deri në qershor të vitit 2027.
Luke Shaw po kalon një moment të mirë në karrierën e tij dhe këtë sezon të Premier League, ka shënuar një gol dhe ka asistuar 2 herë.
KOHA JONË SONDAZH

