Mancini duartroket Shqipërinë: Skuadër e mirë, ju falënderojmë që na ftuat!
Pas miqësores Shqipëri-Itali të përfunduar me rezultatin 1-3, trajneri i kampioneve te Europes, Roberto Mancini foli për mediat, duke dhënë një koment edhe për kombëtaren tonë.
“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimente. I falënderojmë që na ftuan për këtë miqësore.
Kush zëvendëson Bonuccin? Kemi mbrojtës të mirë, kemi lojtarë të ndryshëm. Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mancini në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

