Maradona bën formacionin e Argjentinës, lë jashtë dhëndrin

Diego Maradona ka kritikuar ashpër sulmuesin Sergio Aguero dhe voton që në formacion e Argjentinës në ndeshjen e ardhshme kundër Kroacisë, në fushë të jenë Pavon dhe Higuain.

“Unë e adhuroj Pavon. Dhe e them me dhimbjen më të madhe për nipin tim Babu (është djali i Sergio Aguero me vajzën e dytë të Maradonës), por mendoj se Aguero nuk ka ende në këmbë 90 minuta”, tha ish-El Pibe de Oro.

Maradona ka idenë që Pavon duhet të jetë në fushë nga minuta e parë, së bashku me Higuain. “Mendoj se ky mund të jetë çelësi për të arritur te suksesi”, tha Maradona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?