FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marku: Serbi do të flejë gjumë që në raundin e parë!

Florian Marku do të përballet nesër pasdite në “Asllan Rusi” me serbin Sladian Dragisiç në një ndeshje MMA-je të cilën ai vetë ka premtuar se do ta mbyllë shpejt duke e hedhur KO kundërshtarin.

Dy boksierët sot bënë edhe prezantimin zyrtar në ambientet e një hoteli në kryeqytet. Që kur ka kaluar nga KickBox-i në Mix Martial Arts, Marku ka fituar të pesta përballjet dhe shpreson të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë herë përballë serbit në Tiranë.

“Mezi po e pres këtë ndeshje përpara publikut tim. Jam shumë i motivuar. Kjo është ndeshja ime e gjashtë dhe do të jetë fitorja ime e gjashtë. Kjo është e sigurt. Kam pesë ndeshje, të gjitha me fitore dhe të gjitha të mbyllura me KO në raundin e parë ose të dytë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Sladianin kam respekt, e falënderoj që ka ardhur në mes të Tiranës. Ne jemi mikpritës dhe do ta presim me gjithë të mirat, por deri në momentin që do të hyj në kafaz. Aty… nëse ndeshja do të zhvillohet në grusht, ju premtoj se Sladian do të flejë gjumë që në raundin e parë”, tha Marku në konferencën për shtyp pas peshimit zyrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?