Mauro Icardi shkarkon Wanda Nara-n si agjente të tij, i heq dhe çekun 1 milion euro
Duhej të publikonte video të nxehta me të dashurin e ri Wanda Nara që Mauro Icardi të shkarkonte si agjente të tij.
Më në fund pas shumë lutjeve dhe përgjërimeve për t’u rikthyer bashkë, sulmuesi i Galatasaray e ka kuptuar se modelja dhe sipërmarrësja argjentinase nuk ka ndërmend të kthehet pas dhe dëshiron divorcin.
Telenovela duket se po shkon drejt fundit pasi lojtari i Galatasaray ka bllokuar një çek 1 milionësh në adresë të biondes që momentalisht është hedhur në krahët e reperit L-Gante, 14 vite më i ri se ajo.
Icardi u ka bërë me dije drejtuesve të Galatasaray se Wanda Nara nuk është më agjentja e tij dhe ata nuk duhet ta paguajnë.
KOHA JONË SONDAZH

