Mbërrin një ofertë 120 mijë euro për yllin e Skënderbeut, korçarët në dilemë
Skënderbeu në orët e fundit ka marrë një propozim shumë interesant për sulmuesin Xhejms Adeni. Në zyrat e klubit kampion ka mbërritur një ofertë konkrete për sulmuesin, me skuadrën azere të Qabalas që ka ofruar 120 mijë dollarë për blerjen e kartonit të tij.
Një shumë e konsiderueshme për një lojtar të rëndësishëm, por përgjigja përfundimtare e Skënderbeut do të vijë vetëm pas një vendimi të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të parë nëse korçarët do të luajnë në Uefa Champions League ose jo.
Nigeriani 25-vjeçar ishte i përfolur për një transferim jashtë Superiores dhe në merkaton e janarit, por në atë periudhe klubi vendosi ta mbante në skuadër ndërkohë që për momentin Skënderbeu e ka marrë në konsideratë si ofertë por do të vendosë në varësi dhe të pjesëmarrjes ose jo në kompeticionet europiane.
KOHA JONË SONDAZH

