FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbërrin për të kryer vizitat mjekësore blerja e parë e Juventusit (FOTO LAJM)

Juventus ka zyrtarizuar sot blerjen e parë për sezonin e ri. Pas blerjes së kartonit të plotë të Dugllas Kostës, sot në zyrat e klubit bardhezi për të kryer vizitat mjekësore ka mbërritur Matia Perin.

Portieri i Kombëtares, ka mbërritur në orën 9:45 në “JMedical”, për të kryer vizitat mjekësore. Një grup tifozë ishin të pranishëm për të bërë disa foto dhe për të firmosur autografe me ish-portierin e Xhenoas.

Operacioni është finalizuar për 12 milionë euro, plus 3 milionë euro bonus, njëlloj si Shezni, që u transferua për një shifër të ngjashëm nga Arsenali. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?