Mbi 100 mijë njerëz peticion për dënimin e Ramos në faullin e qëllimshëm ndaj Salah

Faulli i Serxhio Ramos ndaj Mohamed Salah ka zemëruar se tepërmi jo vetëm egjiptianët, tifozët e Liverpulit, por edhe shumë fansa të tjerë në të gjithë botën. Aq jehonë ka pasur ky rast, aq sa në internet është hapur një peticion ndaj UEFA-s dhe FIFA-s nga tifozët ku kërkohet që Serxhio Ramos të ndëshkohet për atë faull.

Peticioni u hap nga një person me emrin “Mohamed Salah Abdel-Hakeem” në faqen change.org me titull: “UEFA dhe FIFA të ndëshkojnë Serxhio Ramos për dëmtim të qëllimshëm të Mohamed Salah”. Deri më tani inciativës së tij i janë bashkuar 105 mijë persona.

Tifozët kërkojnë që Ramos të ndëshkohet për veprimin e tij brutal,ndërkohë që Salah rrezikon që të mos luajë as në Kupën e Botës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?