Mbrëmja Gala e Seria A, shpallën më të mirët e sezonit të fundit

Këtë të hënë u mbaj në Itali ceremonia klasike e ndarjes së çmimeve për sezonin e fundit të Serisë A. Federata Italiane e Futbollit zgjodhi më të mirët e saj ku në qendër ishin kampionët në fuqi të Milanit.
Stefano Pioli u vlerësua si trajneri më i mirë dhe Rafael Leao si lojtari më i mirë i sezonit. Futbollisti portugez në çdo ndeshje ishte një nga protagonistët kryesorë në fitimin e titullit për kuqezinjtë.
Theo Hernandez u vlerësua për golin më të bukur, për atë perlë që francezi realizoi ndaj Atalantës. Portieri më i mirë u shpall Mike Maignan, i cili me pritjet e tij mbajti në shumë ndeshje portën e paprekur.
Formacioni është me skemën 4-3-3, në portë është gardiniani i Milanit, Maignan, në mbrojtje Di Lorenzo, Bremer, Tomori dhe Theo Hernandez. Mesfusha Barrela Brozovic, Savic, ndërsa sulmi Vlahovic, Imobile dhe Leao. Sa i përket çmimeve të tjera, Gatti ishte lojtari më i mirë në Serinë B.

KOHA JONË SONDAZH

