Mbrojtësi kroat tallet keq me argjentinasit: I pashë të qanin si vajza!

Mbrojtësi i Kroacisë, Sime Vrsaljko pas fitores së madhe ndaj Argjentinës në shifrat 3-0 ka lëshuar një dekalratë thumbuese në drejtim të futbollistëve që drejtohen nga Sampaoli. Ky i fundit është shprehur se ekipi i tij dominoi, teksa ka ardhur menjëherë edhe përgjigja e mbrojtësit kroat.

“Nuk e di se çfarë ndeshjesh shikon ai. I pashë argjentinasit të rrëzoheshin dhe qanin si vajza të vogla. Kemi qenë më të mirë dhe kemi krijuar rastet më të pastra. Ata do të duhet të luajnë më mirë në ndeshjen e ardhshme, nëse duan të kualifikohen”, ka përfunduar Vrsaljko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?