FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat rumune: Ndaj Shqipërisë, për “jetë a vdekje”

Mediat rumune e kanë cilësuar si për “jetë a vdekje” ndeshjen përballë Shqipërisë të vlefshme për grupin A.

Ndeshja luhet ditën e nesërme në Lion në orën 21:00. Mediat rumune flasin për avantazhet që ka ekipi i tyre përfaqësues përballë lojtarëve të De Biasit.

Performancën e mirë të shqiptarëve, rumunët e konsiderojnë si avantazh pasi sipas tyre, kuqezinjtë kanë harxhuar shumë energji për të mbajtur një rezultat pozitiv sidomos në ndeshjen me Francën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu gazetat sportive rumune shkruajnë se kombëtarja shqiptare nuk është mësuar të luajë ndeshje të një niveli të tillë kaq të shpeshtuar, 1 ndeshje në 4 ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rumania vjen në sfidën me Shqipërinë me një barazim përballë Zvicrës dhe ka 1 pikë. Nga rezultati që do ketë me Shqipërinë varet dhe e ardhjma e trajnerit Jordanesku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?