Mesi: Shpresoj që Nejmar të rikthehet, Grizman lojtar i madh

Lionel Mesi kërkon që të luajë sërish me Nejmar në sezonin e ardhshëm. Nga grumbullimi i kombëtares albiceleste për Kupën e Botës Rusi 2018, ylli argjentinas ka shprehur dëshirën që të mos transferohej te Los Blancos por madje të rikthehej te Barcelona.

“Sigurisht që nëse do të ishte e mundur do të më pëlqente që Nejmar të rikthehej. Nuk do të më pëlqente aspak që ta shihja te Reali. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ta kishim sërish me ne do të ishte diçka fantastike. Në fakt e shikoj si shumë të vështirë që diçka e tillë të ndodhë, por nëse do të ishte mundësia do të më pëlqente.

Grizman? E kam thënë gjithmonë që me lojtarët e mëdhenj është e thjeshtë për t’i kuptuar, dhe kështu ndodh edhe me të. Ai po kalon një moment të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, do të jetë diçka e vështirë, por me siguri që do ta gjenim”, deklaroi Lionel Mesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?