Messi del për të darkuar, “çmenduri” në restorantin në Buenos Aries (VIDEO)
Lionel Messi është një nga futbollistët më të famshëm në botë. Teksa ndodhej në Buenos Aries, mbrëmjen e së hënës sulmuesi i Paris Saint-Germain doli për të darkuar jashtë, por ky lajm me sa duket u përhap me shpejtësi.
Brenda pak minutave një turmë bllokoi trafikun edhe në lagjen Palermo të Buenos Aries, pasi donin të shihnin nga afër kampionin e tyre të Botës.
Messi ndodhet në Argjentinë me kombëtaren e tij, ku të premten do të luajë një ndeshje miqësore kundër Panamasë në “Monumental”.
Crazy scenes outside a restaurant in Buenos Aires where Messi is having dinner pic.twitter.com/Wa39LDVDNx
— MC (@CrewsMat10) March 21, 2023
KOHA JONË SONDAZH

