Messi dëmtohet para ndeshjes së radhës së PSG, Argjentina është në ankth

Lionel Messi tremb kombëtaren dhe PSG teksa vuan një dëmtim në tendinën e Akilit. Klubi francez bëri të ditur se 35-vjeçari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Lorient në transfertë.

Sipas njoftimit të ekipit parisien bëhet fjalë për një ndalesë për të mos rrezikuar një problem më të madh për Messin teksa pritet që “pleshti” të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme dhe të marrë minuta në sfidën e radhës ndaj Auxerre.

Stafi mjekësor i Argjentinës si dhe tekniku i Albicelsteve, Lionel Scaloni janë gjithë sy e veshë në Paris për të mësuar gjendjen fizike të numrit 10.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?