FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi: Do hiqja dorë nga titulli me Barcelonën për Kupën e Botës me Argjentinën

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka thënë se do ta shkëmbente një titull të Barcelonës për një trofe me ekipin kombëtar të Argjentinës.

Messi ka gëzuar një karrierë të mbushur me trofe të ndryshëm në Barcelonë, megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ende është në kërkim të titullit të parë të rëndësishëm me Argjentinën.

30-vjeçari e udhëhoqi Argjentinën drejt finales së Botërorit Brazili 2014, por që nuk mjaftoi pasi u mposht nga Gjermania. Po ashtu, Messi përjetoi dy humbje radhazi në finale të Kupës së Amerikës më 2015 dhe 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një sezoni ku triumfoi në La Liga dhe Kupën e Mbretit, të cilat e çuan në 32 numrin e trofeve të fituar nga ai në total në Barçë, Messi dëshiron me patjetër ta shijojë suksesin me Kombëtaren.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do ta shkëmbeja një titull të Barcelonës për një trofe me ekipin kombëtar”, ka thënë Messi për televizionin argjentinas El Trece.

“Të fitoja një titull me Argjentinën do të ishte diçka shumë e veçantë”, shtoi ai.

Argjentina e nis fushatën e saj në Kupën e Botës më 16 qershor kundër Islandës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?