FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi: Zoti ma dha dhunti për të luajtur futboll

Lionel Messi, i konsideruar nga shumë si lojtarë më i mirë në histori të futbollit, ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Pasion por el futboll” në televizionin El Trece në Argjentinë.

I turpëruar të flasë për cilësitë e veta si futbollist, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se falë Zotit ai është futbollisti që ne e njohim sot.

“Zoti ma dha një dhunti për të luajtur kështu. Pa të, nuk do të kisha arritur askund. Pas kësaj, e kam bërë të pamundurën për të triumfuar”, ka thënë Messi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka shpjeguar se gjithmonë tenton të përmirësohet dhe të rritet si futbollist.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këtë e kam bërë që prej se kam qenë i vogël. Përpiqem ta ruaj profesionalizmin. Gjithmonë përpiqem të përmirësohem, të vazhdoj të rritem, por mënyra sesi unë luaj ka qenë e tillë gjithmonë”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?