Metz ra nga Kategoria, Ivan Balliu drejt kalimit në La Liga
Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu pritet që të largohet nga ekipi i Metz, pasi ekipi francez e mbylli sezonin vendin e fundit të Ligës së Parë franceze. Për mbrojtësin shqiptar, i formuar në akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia, interesohen disa skuadra spanjolle, si Levante, Eibar apo Leganes, por hapa më konkretë ka hedhur Xhirona, që e përfundoi kampionatin spanjoll në vendin e 10-të.
Sipas El Mundo Deportivos, kontakti i parë ka qenë me agjencinë Ëasserman, që përfaqëson Balliun, për të kuptuar më mirë situatën e futbollistit shqiptar te Metz dhe qëllimin e palëve. Mësohet se Balliu ka miqësi të ngushtë me disa lojtarë të Xhironas, si Karles Planas dhe Mark Muniesa.
Ivan Balliu është bërë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë, teksa aktivizuar vetëm në një ndeshje deri më tani në eliminatoret e Kupës së Botës.
KOHA JONË SONDAZH

