Mezani pas humbjes: Penalltia nuk ishte, i lumtur për lojën e ekipit

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka shmangur polemikat pas humbjes në finalen e Kupës së Shqipërisë. Strategu i kurbinasve vlerësoi angazhimin e të gjithë skuadrës dhe punën e tyre gjatë gjithë sezonit, duke theksuar se vetëm falë atyre veçorive, u arrit të përballet si i barabartë me Skënderbeun.

“Jam pak i mërzitur, sepse nuk fituam, por jam i kënaqur dhe i lumtur për atë që kam realizuar me këtë skuadër. Puna, karakteri dhe angazhimi i këtyre çunave ka bërë që ne të arrijmë deri këtu, ndaj pavarësisht humbjes së sotme, jam shumë i kënaqur. Skënderbeu ishte disi më i qartë se ne, por humbja me një penallti të dyshimtë, më konfirmon edhe njëherë se kemi një skuadër mjaft të mirë, që di të luajë dhe të sillet në fushë.

Penalltia? Ndërhyrja ishte totalisht jashtë zone dhe duket qartë që nuk ishte penallti, por tashmë ka mbaruar çdo gjë. Ne donim që të luanim dhe të argëtonim tifozët, të cilët edhe sot na mbështetën shumë, por më vjen keq që sfida u vendos nga një episod. Në nisje të atij aksioni, gaboi Fangaj me mënyrën e vendosjes, por që tashmë është e kotë të diskutojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Unë dua që për momentin të shijoj ca pushime të shkurtra, pasi punojmë prej një viti pa pushim dhe jemi të lodhur. Më pas këtu jemi dhe do të mësoni çdo gjë për të ardhmen’, u shpreh Mezani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?