FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani “blindon” Romanjolin, mbrojtësi rinovon deri në vitin 2022

Milani ka rinovuar kontratën me Alesio Romanjolin deri në vitin 2022 menjë video direkte në “Facebook”. Qendërmbrojtësi i kombëtares italiane, i lindur në vitin 1995, prej kohësh kërkohej me ngulm nga Juventusi, por kuqezinjtë nuk kanë ndërmend që ta lëshojnë.

“Shpresoj që ky të jetë një rinovim që do të më jap kënaqësi të mëdha për shumë vite në vijim”, u shpreh mbrojtësi.

Romanjoli, i rritur te Akademia e Romës, spikati gjatë sezonit që luajti me Sampdoria. Milan e bleu në gusht 2015 për 23 milionë euro, ndërkohë që në sezonin e fundit shënoi 3 gola në 42 ndeshje. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?