Milani fiton me “poker” ndaj Napolit kryesues, Leao shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Milani rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A dhe e bën me një sukses spektakolar 4-0 në stadiumin “Maradona” ndaj Napolit.

Rafael Leao zhbllokoi ndeshjen me një gol të bukur me parabël në minutën e 17-të. 8 minuta më pas Brahim Diaz do të dyfishonte shifrat, duke i dhënë një goditje të rëndë vendasve.

Në pjesën e dytë kur pritej një reagim nga Napoli, Milani do të realizonte dy gola të tjerë me Leao-n dhe Saelemaekers. Kuqezinjtë me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë me 51 pikë, 1 më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?