Milani fiton me shumë fat dhe polemika ndaj Fiorentinës (VIDEO)
Milani merr një tjetër fitore me shumë fat në kampionat kundër Fiorentinës. Skuadra kuqezi triumfoi 2-1 në “San Siro” në frymën e frymën e fundit, edhe pse në fakt skuadra vjollcë meritonte të paktën 1 pikë për atë që dha në fushën e lojës.
Ndeshja nisi mjaft mirë për Milanin që do të kalonte në avantazh që në minutën e dytë me Leao-n. Gjithsesi Fiorentina do të reagonte duke barazuar shifrat me Antonin Barak, i cili realizoi në minutën e 28-të.
Fiorentina humbi disa mundësi shumë të mira në pjesën e dytë, teksa në një rast Tomori shpëtoi ekipin e tij në vijën e portës nga një gol i sigurt. Kur pritej që sfida të mbyllej në barazim, Milani përfitoi dhe shënoi në shtesë golin e fitores, me Milinkovic që e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij, duke i dhënë 3 pikët Milanit, që ngjitet në vendin e dytë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

