Milani ndalet ndaj Cremoneses, Napoli bën detyrën dhe arratiset (VIDEO)
Milani bën një tjetër hap falas në kampionat që mund të ndikojë jo pak, ndërkohë që Napoli vijon me ecurinë rekord. Kuqezinjtë u ndalën në barazim pa gola ne transfertën ndaj ekipit modest të Cremoneses.
Pioli e nisi ndeshjen me mungesa të shumta, me Theo Hernandes e Giroud për shkak kartonësh, ndërsa la në stol edhe Leaon. Kuqezinjtë e dominuan takimin, por në fazën sulmuese patën vështirësi të shumta.
Napoli mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Empolit dhe blindon kreun e renditjes me 38 pikë. Lozano zhbllokoi ndeshjen me penallti në minutën e 69-të. Golin e sigurisë e realizoi Zielinski, dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, i shërbyer pikërisht nga Lozano.
KOHA JONË SONDAZH

